Last Updated on 09/06/2026 by EL
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se mjeti po qarkullonte me shpejtësi, çka mund të ketë ndikuar në humbjen e drejtimit nga drejtuesi i tij. Si pasojë e përplasjes, kamioni ka pësuar dëmtime të konsiderueshme materiale, ndërsa mbrojtëset metalike të rrugës janë shkatërruar në një segment të saj.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit. Për fat të mirë, nga të dhënat e para nuk raportohet për persona të lënduar rëndë, ndërsa qarkullimi i automjeteve në këtë aks ka vijuar me kujdes deri në largimin e mjetit të aksidentuar.
