Last Updated on 13/12/2025 by Monika
Një aksident është shënuar mbrëmjen e kësaj së shtune në rrugën e Prushit.
Automjeti me drejtues shtetasin F. Gj, rreth 23-vjeç është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin B. T, rreth 40 vjeç.
Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit si dhe është dëmtuar pasagjerja në motomjet shtetasja A. Gj, rreth 22-vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit shtetasi F. Gj, është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme proceduriale.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave të aksidentit./mxh
