Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në Shupenzë, në vendin e quajtur Boçevë.
Sipas raportimeve në aksident janë përfshirë dy automjte të cilët janë përplasur me njëra-tjetrën.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy persona, njëri prej të cilëve është transportuar për në spitalin e Traumës në kryeqytet.
Ndërkohë i plagosuri tjetër është dërguar në spitalin e Bulqizës./mxh
