E ardhmja e Massimiliano Allegrit vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes, teksa trajneri italian nuk e ka mbyllur ende zyrtarisht çështjen e largimit nga Milani.
Mes palëve vijojnë diskutimet për zgjidhjen e kontratës, pagesën e dëmshpërblimit dhe mënyrën se si është komunikuar shkarkimi i trajnerit.
Sipas raportimeve, Allegri nuk është informuar zyrtarisht përpara publikimit të njoftimit nga klubi, ndërsa komunikimi formal ka mbërritur disa ditë më vonë. Ndërkohë, kjo situatë po vonon vetëm zyrtarizimin e tij te Napoli.
Presidenti Aurelio De Laurentiis dhe drejtori sportiv Giovanni Manna po punojnë për ndërtimin e skuadrës së re. Mes objektivave të merkatos përmenden Adrien Rabiot, Matej Kovar, Mario Gila dhe Dodo.
Napoli po vlerëson gjithashtu situatën e disa futbollistëve që rikthehen nga huazimet për të përcaktuar se cilët do të qëndrojnë dhe cilët mund të shiten. Të ardhurat nga largimet e mundshme pritet të përdoren për të përforcuar skuadrën sipas kërkesave të Allegrit./mxh
