Last Updated on 17/08/2026 by EL
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në Vaun e Dejës, ku një automjet i shërbimit zjarrfikës ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor.
Sipas informacioneve paraprake, në automjet ndodheshin tre persona në momentin e aksidentit. Fatmirësisht, ata janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk raportohet për persona të lënduar.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota të ngjarjes./et
