Shtatë tifozë të ekipit grek të PAOK që udhëtonin nga Greqia për në Lyon, për ndeshjen e së enjtes në Europa League, humbën jetën në një aksident trafiku në rajonin e Timishoarës në Rumani.
Raportet fillestare flasin për shtatë të vdekur, nga gjashtë që ishte më herët. Tifozët po shkonin në Francë me një furgon të zi minivan dhe në një moment, mjeti kaloi në drejtim të kundërt dhe u përplas ballë për ballë me një kamion.PAMJE të frikshme! Furgoni me tifozë grekë përplaset “kokë më kokë” me kamionin, 7 të vdekur dhe 3 të plagosur rëndë
Mediat greke, duke ju referuar burimeve diplomatike dhe atyre në Rumani, shkruajnë se në furgon ndodheshin 10 persona, bashkë me shoferin. Ata ishin kryesisht nga Aleksandria, Imathia, Katerini dhe rrethet perëndimore të Selanikut (Neapoli dhe Eptalofo).
Nga përplasja e fortë, humbën jetën në vendngjarje gjashtë tifozë dhe shoferi i furgonit, ndërkohë që tre tifozët e tjerë raportohet se janë në spital, të vetëdijshëm. Viktimat janë të moshës midis 28 dhe 30 vjeç dhe sipas mediave, mes tyre dyshohet se është edhe një shqiptar.Sipas mediave rumune, në aksident u përfshinë gjithsej 4 makina: Një kamion, një minibus dhe dy makina të tjera. Drejtoria e Policisë së Qarkut Timiş, Rumani, ku ndodhi aksidenti, deklaroi:
“Policia menjëherë shkoi në vendngjarje, ku zbuloi se shoferi 29-vjeçar i minivanit, i cili po udhëtonte nga Caransebeş për në Lugoj, u përpoq të parakalonte një automjet tjetër, por hyri në korsinë tjetër dhe u përplas ballë për ballë me një kamion që udhëtonte në drejtim të kundërt.
Përplasja e dhunshme vrau shtatë persona (shoferin e minivanit dhe gjashtë pasagjerë), ndërsa tre pasagjerë të tjerë të minibusit u plagosën.”/ET
