Last Updated on 03/03/2025 by adminfjala
Detaje të reja janë mësuar në lidhje me aksidentin e rëndë të ndodhur dje në Paulesh ku humbën jetën dy persona, nënë bir.
Ndërsa tre prej pesë të plagosurve jane derguar në Spitalin e Traumës për ndërhyrje të specializuar.
Viktimat nga aksidenti i rëndë i ndodhur mëngjesin e djeshëm, janë Klodian Shahini, 33 vjeç dhe Fatbardha Shahini 55 vjeçe, nënë e bir.
Shkak i aksidentit me bilanc tragjik në Paulesh të Peqinit mendohet se ka qenë humbja e kontrollit të drejtimit të njërit prej automjeteve të përfshirë në aksident i favorizuar edhe nga lagështia në rrugë.