Last Updated on 18/02/2025 by adminfjala
Në vijim të informacionit të dhënë mbi aksidentin e mbrëmshëm, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit Q. M., 24 vjeç dhe L. M., 24 vjeç, të dy banues në Roskovec, pasi me automjetet që drejtonin, kanë përplasur 31 bagëti të imëta që lëviznin në fshatin Suk 1, Roskovec, si dhe 2 çobanët që ruanin bagëtitë, shtetasit F. G., 79 vjeç dhe K. H., 32 vjeç. Si pasojë, ka humbur jetën 79-vjeçari, si dhe është dëmtuar shtetasi K. H., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve./k.k