Last Updated on 28/11/2025 by Kesjana
Ish-kandidati për deputet i PD-së, Aulon Kalaja shpallet ‘Non grata’ nga Greqia. Lajmi është konfirmuar nga vetë Kalaja përmes një mesazhi në rrjetet sociale. Kalaja shkruan se akuzohet nga shteti grek për racizëm dhe vendosje në rrezik sigurinë kombëtare të Greqisë.
“Dua t’ju them se nuk kam mundur të filloj proces gjyqësor në shtetin grek, megjithëse kam bërë çdo përpjekje. Avokatët e mi grekë, 3 të tillë, janë tërhequr nga çështja ime, kur kanë marë kontaktin e parë me policinë greke. E çuditshme, por e vërtetë. Pa ezauruar shkallët e gjyqësorit grek, nuk mund t’i drejtohem dot Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, ndryshe Gjykata e Strasburgut. Në pamundësi të ndjekjes së kësaj rrugë dhe i bindur në pafajsinë time dhe në njënashmërinë e Greqisë për të më shpallur “person të padëshiruar”, vendosa t’a bëj publik këtë lajm. Ndjehem i fyer nga kjo masë sepse kurrë nuk kam bërë deklarata alo gjeste raciste dhe asnjë veprimtari që shkel ligjet greke. Po ashtu ndjehem keq, kur në kufijtë e Europës, më ndajnë nga të tjerët dhe më marin në pyetje, pasi shohin shënimin e grekëve në faqen e parë të pashaportës. Por dua t’ju them që pashaportën nuk e kam ndërruar, megjithësë kanë kaluar vite nga ajo ditë dhe mua më është dashur të lëviz jashtë shtetit.”, sqaron Kalaja./kb
