Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë shqiptarët me rastin e Ditës së Pavarësisë. Ai ka postuar në rrjetet sociale një foto nga Monumenti i Pavarësisë në Vlorë, që sot është kthyer në kryeqytetin e të gjithë shqiptarëve.
“Mirëmëngjes dhe Gëzuar Ditën e Pavarësisë”, shkruan Rama.
28 nëntori është një ditë e shënuar për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen. Sot vendi ynë kremton 113 vjet pavarësi.
Nga viti 1912 kur Ismail Qemali shpalli Pavarësinë e Shqipërisë nga Perandoria Osmane, kjo datë është festa që përbashkon të gjithë shqiptarët, jo vetëm ata në shtetin amë, por edhe ata të Kosovës, të trojeve të tjera, por edhe miliona bashkatdhetarëve që jetojnë në mbarë botën./ K.M
