UEFA ka njoftuar pezullimin e përkohshëm me një ndeshje për Gianluca Prestianni, i cili do të mungojë në sfidën e kthimit ndaj Real Madridit në “play-off”-et e Champions League.
Vendimi është marrë pas hapjes së një hetimi për sjellje të dyshuar diskriminuese gjatë ndeshjes së parë në Lisbonë. Çështja u ngrit pas pretendimeve të Vinicius Junior për fyerje me përmbajtje raciste.
Organi disiplinor ka theksuar se masa është e përkohshme dhe nuk paragjykon vendimin përfundimtar. Hetimet vijojnë dhe lojtari rrezikon një pezullim më të gjatë.
Sipas deklarimeve të tij, komenti i bërë ka qenë me natyrë homofobike dhe jo raciste. Megjithatë, të dyja rastet përfshihen në kuadrin disiplinor për sjellje diskriminuese dhe mund të sjellin sanksione të ngjashme./mxh
