Last Updated on 23/02/2026 by Monika
Kryedemokrati Sali Berisha mbajti fjalën e tij në ‘Foltoren’ e radhës para Kryeministrisë.
Në fjalën e tij, Berisha u ndal edhe t mbledhja e Komisionit të Mandateve për imunitetin e Belinda Ballukut.
Berisha hodhi akuza ndaj socialistit Ulsi Manja, se nuk e konsideron si krim çështjen ndaj zëvendëskryeminsitres.
“Qëndresë ndaj një regjimi që vjedh, varfëron, poshtëron, përzë ngë vendi çdo orë e ditë, qytetarët e këtij vendi. Nuk ka vendim më fisnik e ideal më të lartë sesa beteja kundër këtij regjimi që ka ngërthyer trupin e Shqipërisë. Klikë dhe organizatë kriminale e drejtuar nga Edi Rama, që në krimet e saj meriton shekuj burg dhe dënime. Sot në Komisionin e Mandateve, faqezi Manja thotë se kjo nuk ka kryer krim aq të rëndë sa të arrestohet. Me 9 akuza shkon në minimum 32 vite burg, por ju garantoj se nuk janë më shumë se 1/10 e krimeve të kriminelëve të tij në qeveri”,-tha Berisha./mxh
