Kreu i PD-së Sali Berisha ka deklaruar se Vlora Hyseni është emëruar këshilltare e Ramës me rekomandim direkt të Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç.
“Në një akt antikushtetues të pashembullt padrino i vendit urdhëroi shkelmimin e të drejtës kushtetueste të opozitës të deputetëve për mocion me debat për skandalin më të rëndë në historinë 100 e ca vjecare të shtetit shqiptar, implikimin direkt të shefes së shërbimit në veprimtari kriminale me kartelet m ë të rrezikshme të drogës në evropë me koordinatorin e karteleve ergys agasi. Që ju të bllokoni një mocion të titll dëshmoni se cfarë jeni. Jeni anëtarë të klubit Agasi. Fakti që pranoni një vendim ët tillë ju bën bashkëfajtorë dhe bashkëautore me padrinon në këtë akt.
Vlora Hyseni u emërua këshilltare e padrinos me rekomandim direkt të Aleksandër Vuçiç.
Hyseni nuk kishet në figurën e saj asnjë virtyt dhe asnjë kriter që të emërohej në atë vend vetëm se ishte shërbëtore e armiqve të Shqipërisë.
Vlora Hysenin pas emërimit shkoi fluturimthi në Beograd”, tha Berisha./k.m
