Last Updated on 18/07/2026 by EL
Stërvitja e fundit para finales së Botërorit për Spanjën nuk është zhvilluar. Teksa La Roha bëhej gati për të dalë në fushë, në New Jersey ka patur një mot me shumë shi dhe vetëtima që ka sjellë anulimin e saj.
Protokolli i këtij shteti, si dhe i shumë të tjerëve në SHBA parashikon që aktiviteti duhet të ndërpritet për 30 minuta nga rrufeja e fundit. Moti i keq, që ka pushtuar këtë të shtunë New Jerseyn si përfundim ka sjellë anulimin përfundimtar të stërvitjes.
Përfaqësuesja e drejtuar nga De la Fuente për pasojë e ka vijuar stërvitjen në palestër. Në konferencën për shtyp para finales, trajneri Luis de la Fuente kishte deklaruar se të gjithë futbollistët ishin në dispozicion, nëse nuk do të ndodhte diçka e papritur në stërvitjen e fundit. Edhe pse stërvitja u anulua, gjendja e lojtarëve mbetet e mirë. Lamine Yamal dhe Pedro Porro konsiderohen plotësisht të gatshëm, ndërsa, në mungesë të surprizave, pritet që Spanja të zbresë në fushë me të njëjtin formacion që mposhti Belgjikën në çerekfinale dhe Francën në gjysmëfinale.
Nesër, të dielën në orën 21:00 do të luhet finalja kundër Argjentinës në stadiumin MetLife të New Jerseyr./et
