Last Updated on 16/07/2025 by adminfjala
Aksioni i fundit i IKMT-së për të prishur ndërtimet pa leje në zonën turistike të Thethit ka shkaktuar polemika edhe në Tiranë.
Drejtori i zyrës së komunikimit në PD, Alfred Lela krahason atë që po ndodh në këtë zonë, me zhvillimet e viteve të para të komunizmit.
“Ndarja e Shqipërisë politike nuk është më as veri-jug dhe as qendër-periferi. Polarizimi i ngjan shumë periudhës 1945-1948, kur nacionalizmi dhe rezistenca ishin tërhequr dhe strehuar në enklavat kryesisht katolike të veriperëndimit”, shkruan Lela.
Sipas tij e njëjta panoramë u përsërit edhe në zgjedhjet e 11 Majit, ku Pd-ja fitoi në bashkitë me elementë katolikë si Mirdita, Puka e Fushë Arrëzi. m.p.
