Anëtari i Kryesisë së PD-së, Ilir Alimehmeti, komentoi sot draftin e propozuar nga mazhoranca për Reformën Administrativo-Territoriale.
Në një intervistë në ‘Syri Tv’, Alimehmeti hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama se po e përdor këtë reformë vetëm për arsye elektorale.
Sipas demokratit, me miratimin e hartës së re, Rama synon të ketë afër njësitë e reja administrative për të ushtruar pushtet.
“Arsyeja pse Rama është duke vendosur një ndryshim të hartës, se ky është ndryshim, fillimisht ta quajmë fjalës reformë. Se në qoftë se do ta quash reformë duhet të na thoshe herën e parë pse dështoi e para. Pra, pse ishte e nevojshme kjo reforma, ku ishin dështimet e të parës, e të tjera e të tjera. Ne mbas kësaj fjalës reformë shohim zakonisht gjithmonë, prishje gjithmonë e më të vazhduar. Reformë në drejtësi, reformë këtu, reformë atje, me këtë fjalë po abuzohet; reformë zgjedhore, reformë territoriale e me radhë. Dëshira e tij është që të centralizojë gjithmonë e më shumë pushtet. Dhe nga ky drejtim ta përdorë atë për arsye puro elektorale. Kjo është arsyeja e tij bazë dhe t’i ketë sa më afër dhe sa më pak njerëz ata që janë të zgjedhur nga njerëzit. E në fund fare të mbetet vetëm ai, pra kjo është ëndrra e tij përfundimtare”,-tha Alimehmeti./Mxh
