Brand-i i njohur i activewear Alo Yoga ka prezantuar një linjë të re çantash luksi, të punuara me lëkurë italiane dhe me detaje premium. Ajo që i bën më të veçanta këto çanta është përfshirja e kristaleve simbolike, të cilat sipas markës kanë për qëllim të shoqërojnë përdoruesin me energji pozitive dhe fokus gjatë ditës.
Koleksioni është pritur me interes të madh në tregun e modës, sidomos për kombinimin e estetikës minimaliste me elemente të wellness. Çmimet e larta nuk i kanë penguar konsumatorët – fenomen që tregon rritjen e kërkesës për produkte që ndërthurin luksin me kujdesin personal./ K.M
