“El Chiringuito TV” ka raportuar se marrëdhënia mes trajnerit të Real Madridit, Xabi Alonso, dhe yllit brazilian Vinicius Junior, ende nuk është rregulluar plotësisht.
Sipas burimeve të tyre, Alonso mban kontakte të vazhdueshme me Pep Guardiolën dhe kampi i trajnerit të Manchester Cityt beson se trajneri madrilen është në kundërshtim të hapur me sulmuesin brazilian.
Më herët ishte raportuar se tensionet mes palëve ishin shuar.
Vinicius kishte shprehur publikisht pakënaqësinë për zëvendësimin e tij në “El Clasico”, por më pas kërkoi falje për sjelljen e papërshtatshme.
Madje qarkulluan edhe zëra se lojtari po hezitonte të rinovonte kontratën për shkak të pranishmërisë së Alonsos në stol. m.p.
