Ambasadori shqiptar në Ukrainë Ernal Filo ka folur për sulmin rus me raketa, i cili goditi rezidencën ku ai banonte.
Në një prononcim për mediat Filo ka rrëfyer se sihet një nga sulmet më të forta që ka ndodhur qëkur janë hapur ambasadat.
“Po, mirë jemi, këtë radhë ishte vërtet shumë shumë shumë sfiduese dhe shumë e fortë si goditje. Për fat të mirë, jemi mirë! Unë jam vetëm këtu në këtë godinë, por ka edhe banorë të tjerë. Pra jam i vetmi diplomat këtu në këtë godinë.
Sulmi ka filluar në orën 22:00 të mbrëmjes së kaluar dhe ka zgjatur deri në orën 06:30 të mëngjesit. Ishte një nga sulmet më të forta që ka ndodhur qëkur kemi hapur ambasadën vitin e kaluar me dronë dhe raketa nga më të ndryshmet, Iskander, Zirkon… deri tek Oreshnik. Ka qenë një sulm masiv që ka vazhduar për orë të tëra.”, u shpreh ambasadori./ kb
