Amber Rose ka folur hapur për një nga momentet më të diskutueshme në historinë e MTV VMAs 2009, duke zbuluar se ajo vetë kishte ndikuar në gjendjen e Kanye West para se ai të ngjitej në skenë dhe të ndërpriste Taylor Swift gjatë marrjes së çmimit.
E ftuar në podcastin “Ball in the Family”, modelja tregoi se para ceremonisë e kishte motivuar Kanye-n dhe e kishte bindur të konsumonte alkool.
“I thosha se ishte artisti më i madh në botë dhe duhej ta shijonim atmosferën. Pimë shots para tapetit të kuq,” rrëfeu ajo.
Sipas Amber, situata doli jashtë kontrollit në momentin kur reperi u ngjit papritur në skenë gjatë fjalimit të Taylor Swift.
“Isha ulur dhe nuk po e besoja atë që po ndodhte. Nuk e prisja fare që ai do ta bënte,” u shpreh ajo.
Megjithatë, Rose tha se reagimi i Kanye-t ishte në përputhje me karakterin e tij, edhe pse nuk mbështet mënyrën si ndodhi incidenti.
“Nuk mendoj se ishte mënyra e duhur, por ai besonte vërtet në atë që tha,” deklaroi modelja.
Ngjarja u kthye në një prej momenteve më ikonike të MTV VMAs, kur Kanye West i mori mikrofonin Taylor Swift dhe tha se Beyoncé meritonte çmimin për videon më të mirë.
Incidenti shkaktoi një përplasje të gjatë mes Swift dhe West, e cila vazhdoi për vite me radhë në media dhe rrjete sociale.
Amber Rose shtoi se sot raporti i saj me Taylor Swift është i qetë dhe se mes tyre nuk ekziston më asnjë tension./mxh
