Koreja e Jugut njoftoi se pjesa e pasme e një anijeje transporti bulk, e operuar nga kompania HMM, u godit nga dy objekte të panjohura më 4 maj, ndërsa ndodhej e bllokuar në Ngushticën e Hormuzit.
Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme, Park Il, objektet goditën pjesën e majtë të pasmë të anijes rreth orës 15:30 të së hënës, duke shkaktuar zjarr në një sipërfaqe prej 7 me 5 metrash. Park shtoi se incidenti nuk duket të ketë ndodhur nga mina detare apo problem teknik i anijes.
Një javë më parë, Seoul raportoi një shpërthim dhe zjarr në bord të HMM Namu, ndërsa anija ishte ankoruar pranë Emirateve të Bashkuara Arabe, pa shkaktuar lëndime tek ekuipazhi.
Anija u terhoq drejt një porti në Dubai pas incidentit, dhe inspektimi në vend u krye të premten, më 8 maj. Autoritetet koreano-jugore po vazhdojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e sulmit.
Ky incident vjen në një periudhë të tensionuar në Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët kryesore të transportit detar global, duke rritur shqetësimet për sigurinë e anijeve tregtare në rajon./mxh
