Last Updated on 18/10/2026 by Monika
Vizita zyrtare e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, te kancelari austriak, Christian Stocker, e planifikuar për ditën e hënë, më 19 tetor 2026, nuk do të zhvillohet.
Lajmi është bërë i ditur nga autoritetet austriake, sipas të cilave, vizita e kreut të qeverisë shqiptare është anuluar nga pala shqiptare.
Deri më tani, në njoftimin zyrtar nuk jepen detaje të mëtejshme mbi arsyet e anulimit të takimit mes dy liderëve./mxh
