Last Updated on 30/09/2025 by adminfjala
Gjykata e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm Tiranë ka ulur dënimin e biznesmenit Francesco Becheti, duke e gjykuar me 12 vite burg nga 17 vite sa e kishte vendosur Shkalla e Parë. Reduktimi u bë në aplikim të nenit 55, që parashikon bashkimin e dënimeve.
Treshja e Apelit, përbërë nga gjyqtarët Genti Shala, Brikena Ukperaj dhe Dritan Hasani, ndryshoi pjesërisht vendimin për një pjesë të dënimit, duke ulur gjobën, por duke konfirmuar pjesën tjetër.
Në 2022, Shkalla e Parë e kishte dënuar Bechetin për katër vepra penale, përfshirë vjedhje duke shpërdoruar detyrën, krijim skemash mashtruese, pastrim parash dhe falsifikim.
Gjithashtu, Apeli la në fuqi dënimet e Eriona Troplinit dhe Liliana Condimitti, të cilët u gjykuan me 8 vite burg secili.
