Arsenal ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt titullit pas fitores bindëse 3-0 ndaj Sunderland.
Protagonistët e sfidës ishin afrimet e reja, Viktor Gyokeres me një dopietë dhe Martin Zubimendi, të cilët i dhanë skuadrës së Mikel Artetës shkëputjen në +9 pikë nga Manchester City ndjekës. Me 56 pikë në krye, Arsenal duket i pandalshëm në këtë fazë të kampionatit.
Ndërkohë, Chelsea mori fitoren e katërt radhazi falë Cole Palmer, i cili realizoi tripletë në suksesin 1-3 ndaj Wolves.
Në ndeshjet e tjera, Aston Villa nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 me Bournemouth, ndërsa West Ham mori një fitore të pastër 2-0 ndaj Burnley.
Për këta të fundit u aktivizua si zëvendësues Armando Broja, por sulmuesi shqiptar nuk arriti të ndryshonte fatin e takimit./mxh
