Në një hulumtim të ri, diçka që mendohej më parë po sfidohet: duket se produktet e qumështit mund të jenë një aleat i papritur në parandalimin e përkeqësimit mendor.
Dihet se zakonet tona ushqimore ndikojnë në shëndetin tonë në çdo fazë të jetës. Një nga sfidat më të mëdha të kohës sonë është harresa, që prek gjithnjë e më shumë njerëz me kalimin e moshës. Por si lidhet dieta me rrezikun e zhvillimit të kësaj gjendjeje?
Një studim afatgjatë zbuloi se konsumimi i moderuar i djathrave me përmbajtje të lartë yndyre dhe qumështit mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të zhvillimit të të përkeqësimit mendor.
Konsumimi i rreth 50 gramëve djathë me yndyrë të lartë çdo ditë (p.sh., dy feta djathi) lidhej me një rrezik 13% më të ulët për zhvillimin e përkeqësimit mendor.
Konsumimi i rreth 20 gramëve kremë qumështi me yndyrë të lartë (rreth një lugë të madhe) lidhej me një rrezik 16% më të ulët të kësaj gjendjeje.
Kjo analizë bazohet në të dhëna nga një studim në Suedi, ku u ndoqën rreth 28,000 njerëz për rreth 25 vjet. Studiuesit krahasuan ata që konsumonin sasi të konsiderueshme të produkteve të qumështit me yndyrë të lartë me ata që konsumonin shumë pak ose fare.
Pika më interesante e këtij studimi është se djathti me yndyrë të lartë duket se lidhen me një rrezik më të ulët të përkeqësimit mendor, ndërsa tjera si qumështi, kosi apo gjalpi nuk treguan një efekt të tillë. Kjo sugjeron se struktura dhe lloji i ushqimit mund të ndikojnë ndryshe në trurin dhe në trupin tonë./mxh
