Last Updated on 27/10/2026 by Monika
Lionel Messi vendosi të mos marrë pjesë në ceremoninë e “Topit të Artë”, duke zgjedhur të qëndrojë në Florida.
Sulmuesi ishte i nominuar për herë të 17-të në karrierën e tij për këtë çmim dhe u rendit në vendin e 5-të në klasifikimin e vitit 2026. Tetë herë fituesi i trofeut rikthehej në listën e kandidatëve pas tre vitesh, që nga fitorja e tij e fundit në vitin 2023.
Pavarësisht se shënoi tetë gola në Kupën e Botës dhe arriti deri në finale, humbja e Argjentinës ndaj Spanjës e nxori atë nga gara kryesore për trofeun. Për shkak të pamundësisë për të fituar dhe angazhimit të afërt me Inter Miami kundër Cincinnati, lojtari e konsideroi të panevojshëm udhëtimin drejt Anglisë.
Në vend të ceremonisë, Messi qëndroi në Miami për të ndjekur ndeshjet e turneut të të rinjve “Messi Cup”, i cili mbledh 16 skuadra të grupmoshës nën 16 vjeç.
Ky kompeticion ka nisur edicionin e parë vitin e kaluar me pjesëmarrjen e klubeve si Barcelona, Chelsea, Manchester City dhe River Plate. Këtë vit, turneut i janë shtuar edhe skuadra si Arsenal, Ajax, Benfica, Boca Juniors, si dhe klubi Corneia, i cili është në pronësi të vetë lojtarit./mxh
