Mikel Arteta ka zbuluar se ka marrë këshilla nga trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, përpara se të finalizonte transferimin e Piero Hincapie gjatë merkatos së verës.
Arteta, që ruan marrëdhënie të afërt me Alonson që prej kohës kur të dy ishin bashkë në Spanjë, e kontaktoi atë për të marrë informacion të detajuar mbi mbrojtësin e Bayer Leverkusenit.
“Po, sigurisht që e pyeta. E njoh shumë mirë, i besoj plotësisht dhe e kam pasur për disa vite. Askush nuk e njeh më mirë Hincapien se ai”, konfirmoi Arteta. m.p.
