Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka nisur nga sot bojkotimin e përkohsëhm të punimeve në Kuvend, duke mos qenë pjesë e Komisioneve Parlamentare. Ky është një vendim i marrë ditën e djeshme
Kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi u ka dërguar deputetëve demokratë e ka theksuar disa herë që asnjë deputet nuk të bëhet pjesë e komisioneve.
“Nesër, e hënë, datë 10.11.2025, në mbledhjen e Grupit Parlamentar, ora 12:30, NUK duhet të mungojë askush!
Nesër, e hënë, derisa të jetë mbledhur dhe të ketë vendosur grupi parlamentar, asnjë deputet nuk merr pjesë në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare. Ky do të jetë një reagim i përkohëshëm i grupit parlamentar nisur nga situata e krijuar në seancën e fundit, derisa Grupi Parlamentar të ketë diskutuar dhe marrë një vendim final. Pra, nesër nuk shkojmë në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare”, thuhet në mesazhin e Bardhit./ K.M
