Aston Villa ka shfaqur interes për Rafael Leao, por transferimi i sulmuesit portugez nga Milani mbetet i komplikuar.
Klubi anglez e ka ndjekur situatën e Leao-s, ndërsa me Milanin ka negociuar edhe për Pervis Estupinan dhe po shqyrton mundësinë e transferimit të Fikayo Tomorit.
Leao nuk duket i bindur për një kalim te Aston Villa dhe preferenca e tij mbetet kampionati turk, ku Galatasaray ka shfaqur interes. Milani kërkon të paktën 50 milionë euro për kartonin e portugezit, një shifër që konsiderohet e lartë nga Aston Villa.
Trajneri Ruben Amorim nuk e ka përfshirë Leao-n në planet e tij kryesore.
Me shtatë ditë nga mbyllja e merkatos, e ardhmja e Leao-s mbetet ende e hapur. Jorge Mendes pritet të luajë rol në gjetjen e një zgjidhjeje, me Premier League, La Liga dhe Turqinë si destinacione të mundshme./mxh
