Last Updated on 18/04/2025 by adminfjala
Njëri prej të miturve që u plagos në atentatin e djeshëm në Tiranë është nisur për mjekim jashtë Shqipërisë.
17-vjeçari Marko Bardhi Demiraj do të vijojë terapinë mjekësore jashtë.
Ndërsa vëllai 11 vjeç, D.D. vazhdon të jetë në reanimacion në gjendje të rëndë te spitali i Traumës.
Ngjarja e rëndë ndodhi pranë tregut Agro Ushqimor mbrëmjen e djeshme, ku katër persona mbetën të plagosur, mes tyre edhe dy vëllezërit e mitur.
Të plagosurit udhëtonin me një mjet tip “G Class” dhe dyshohet se janë ndjekur nga autorët përgjatë autostradës, deri në zonën e Lundrës ku ndodhi edhe sulmi me armë.
19-vjeçari Kian Mullaj, ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa në Spitalin e Traumës është shtruar dhe 34-vjeçari Arenc Stafa, i cili gjithashtu nuk paraqet komplikacione serioze.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve./E.S