Last Updated on 18/06/2026 by Kesjana
Presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari, zhvilloi një vizitë në selinë e FIBA Europe në Mynih, ku së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të federatës, Ersi Oruçi, u takua me Presidentin e FIBA Europe, Jorge Garbajosa, dhe Drejtorin Ekzekutiv, Kamil Novak.
Gjatë takimit u diskutua mbi ecurinë dhe arritjet e deritanishme të basketbollit shqiptar, si dhe prioritetet strategjike për vitet e ardhshme. Në qendër të bisedimeve ishin zhvillimi i basketbollit të të rinjve, zbatimi i projekteve të reja, edukimi dhe formimi profesional i trajnerëve dhe gjyqtarëve, si dhe forcimi i strukturave të kampionateve kombëtare.
Ponari vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme që FIBA Europe i ka ofruar Federatës Shqiptare të Basketbollit përmes programeve të edukimit, asistencës teknike dhe zhvillimit të burimeve njerëzore, duke e konsideruar atë një faktor të rëndësishëm për rritjen dhe konsolidimin e basketbollit në vend.
Sipas tij, bashkëpunimi me institucionet ndërkombëtare të basketbollit do të vijojë të luajë një rol kyç në realizimin e objektivave për një të ardhme më të fortë dhe më konkurruese të basketbollit shqiptar.
Statusi i plotë
Pata kënaqësinë të jem i ftuar në selinë e FIBA Europe në Mynih, së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Basketbollit, Ersi Oruçi, ku u takuam me Presidentin e FIBA Europe, Jorge Garbajosa, dhe Drejtorin Ekzekutiv, Kamil Novak.
Gjatë takimit diskutuam mbi arritjet e deritanishme të basketbollit shqiptar dhe prioritetet tona për vitet e ardhshme, me fokus të veçantë te zhvillimi i basketbollit të të rinjve, projektet e reja, edukimi dhe formimi i trajnerëve e gjyqtarëve, si dhe forcimi i strukturave të kampionateve kombëtare.
Vlerësoj mbështetjen e vazhdueshme që FIBA Europe ka rikonfirmuar për Federatën Shqiptare të Basketbollit, përmes programeve të edukimit, asistencës teknike dhe zhvillimit të burimeve njerëzore. Kjo mbështetje është një shtysë e rëndësishme për rritjen dhe forcimin e basketbollit në Shqipëri.
Së bashku, vazhdojmë të punojmë për një të ardhme më të fortë të basketbollit shqiptar. 🏀🇦🇱/kb
