Last Updated on 01/12/2025 by Monika
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, komentoi me ironi protestën e sotme të opozitës para Kryeministrisë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla theksoi se pjesëmarrja ishte e ulët dhe përdori shprehjen “pak krushq” për të përshkruar numrin e protestuesve.
Ai shtoi se disa prej tyre, sipas tij, “kishin konsumuar lëndë kimike në ndonjë dasëm mbrëmë”, aq sa njëri prej tyre arriti të shpallë armiq edhe aleatët amerikanë. Me këtë koment, Balla ironizoi energjinë dhe mesazhet e protestës, duke i paraqitur si të tepruara dhe të papërfillshme.
Kjo deklaratë shton tensionin dhe tonin ironik të reagimeve të mazhorancës ndaj aktiviteteve të opozitës në shesh./mxh

