Argjendi shënoi një kulm të ri në vlerën e tij në treg këtë të hënë, teksa tregtarët vendosën baste spekulative mbi ngushtësinë e vazhdueshme të furnizimit.
Metali i bardhë u rrit deri në 58.23 dollarë për 28 gramë, pasi u rrit me gati 6% të premten. Ai është ngjitur për gjashtë herë radhazi dhe është pothuajse dyfishuar në vlerë këtë vit, duke tejkaluar rritjen prej rreth 60% të arit.
Një sasi rekord argjendi hyri në Londër në tetor për të lehtësuar një shtrëngim historik në qendrën më të madhe tregtare në botë për metalin, por kjo i ka vënë qendrat e tjera nën presion. Inventarët në depot e lidhura me Bursën e të Ardhmes së Shangait kohët e fundit arritën nivelin më të ulët në gati një dekadë, dhe kostoja e huazimit të metalit gjatë një muaji mbetet e lartë.
Me arin që po merr një pushim, duket se investitorët e kanë kthyer vëmendjen e tyre te argjendi.
Analizat ekonomike theksojnë se situata për dy metalet është nxitur nga pritjet në rritje se Rezerva Federale e SHBA-së do të ulë normat e interesit këtë muaj. Tregjet po parashikojnë plotësisht një ulje të normës prej një çerek pike për shkak të dobësisë së vazhdueshme në tregun amerikan të punës dhe një rritjeje të komenteve të buta nga zyrtarët e Rezervës Federale gjatë javës së fundit./mxh
