Last Updated on 21/02/2026 by Anisa
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste,Taulant Balla, reagoi pas deklaratave të kreut të PD-së Sali Berisha, i cili në një mesazh publik kërcënoi me sulme ndaj selive të Partisë Socialiste në qytete të ndryshme të vendit.
Deputeti socialist theksoi se thirrjet publike për kryerjen e veprave penale, nxitja e urrejtjes dhe përçarjes, goditjet që mund të arrijnë deri te tentativat për vrasje ndaj punonjësve të policisë, janë vepra penale që duhet të vlerësohen nga organet kompetente.
Balla iu drejtua gjithashtu anëtarëve të Partisë Demokratike në terren, duke u bërë thirrje që të mos bien pre e urdhrave të një figure politike që, sipas tij, ka ndikuar në vëllavrasje gjatë gjithë karrierës së tij.
Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, reagoi sot pas deklaratave të ish-kryeministrit dhe ish-presidentit Sali Berisha, i cili në një mesazh publik duket se ka kërcënuar me sulme ndaj selive të Partisë Socialiste në qytete të ndryshme të vendit.
Reagimi i plotë i Taulant Ballës:
