Last Updated on 09/08/2026 by Anisa
Deputeti iPartisë Demokratike, Klevis Balliu, deklaroi se tre ngjarje të kronikës së zezënë një ditë, tregojnë mungesën e shtetit dhe të sigurisë në vend. Vrasje, dhunë në burgje dhe eksploziv, janë sipas tij dëshmi e dëshmit të Qeverisë nëgarantimin e sigurisë publike për qytetarë.
“Vrasja e një 20-vjeçari në mes të qytetit të Korçës, përleshje me plagosje në burgun e Fierit dhe shpërthim me eksploziv në Durrës. Tri ngjarje të rënda, në të njëjtën ditë, që tregojnë një realitet të frikshëm: siguria publike në Shqipëri është dorëzuar dhe shndërruar ne pasiguri kronike! Qytetarët nuk janë më të sigurt as në rrugë, as në qytet, as ne institucionet e sigurisë se larte pas hekurave të burgut, ndërsa krimi vepron me një guxim që nuk do ta kishte nëse shteti do të ishte realisht në këmbë. Kjo nuk është më çështje statistikash, por çështje e jetës së shqiptarëve. Pas 13 vitesh në pushtet, Edi Rama ka dështuar në detyrën themelore të një qeverie: garantimin e sigurisë së qytetarëve. Rendi publik nuk mund të jetë peng i interesave politike dhe i lidhjeve me krimin. Shqipëria ka nevojë për një shtet që lufton krimin, jo për një pushtet që bashkëjeton me të. Dhe për këtë përgjegjësia politike është e qartë: Edi Rama dhe qeveria e tij kanë dështuar të garantojnë sigurinë e shqiptarëve”./ad
