Last Updated on 09/08/2026 by Anisa
Policia Rrugore e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj drejtuesve të motomjeteve, pas shqetësimeve të shumta për manovra të rrezikshme dhe shkelje që cenojnë sigurinë në rrugë.
Gjatë dy ditëve të fundit janë proceduar penalisht 19 shtetas, pasi u kapën duke drejtuar motomjete elektrike pa lejen përkatëse të drejtimit. Mjetet e tyre janë sekuestruar.
Në kuadër të kontrolleve janë vendosur gjithashtu 530 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor. Pjesa më e madhe e gjobave, 371, janë vendosur për drejtuesit që qarkullonin pa kaskë mbrojtëse./ad
