Last Updated on 29/08/2026 by Monika
Liverpool pësoi një tjetër ndalesë në Premier League duke barazuar 2-2 me Nottingham Forest në “Anfield”.
Pas barazimit me të njëjtin rezultat në javën e parë, skuadra e drejtuar nga Andoni Iraola vuan përsëri për të marrë tri pikët e para.
Sfidën e zhbllokuan miqtë me anë të Dan Ndoye në minutën e 24-t, duke mbyllur pjesën e parë në avantazh. Të kuqtë u përgjigjën në minutën e 60-të me golin e Alexander Isak, por Nottingham riktheu avantazhin vetëm 10 minuta më vonë përmes një penalltie të ekzekutuar nga Morgan Gibbs-White.
Barazimi përfundimtar u vulos nga Victor Munoz në minutën e 82-të pas një presioni të gjatë të vendasve.
Ky start me dy barazime radhazi konfirmon vështirësitë e para për trajnerin e ri Andoni Iraola në stolin e gjigantëve të Anglisë./mxh
