Edhe pse Atletico Madrid e ka bërë të qartë disa herë që nuk e mendon largimin e Julian Alvarez gjatë verës së ardhshme, te Barcelona vazhdojnë të shpresojnë për transferimin e sulmuesit argjentinas.
Për Alvarez ka interes edhe nga PSG-ja, dhe klubi francez është i gatshëm të dërgojë një ofertë shumë herë më të madhe se ajo e Barcelonës, duket ditur situatën financiare të të dy klubeve.
Në këtë situatë, te Barcelona po përgatiten për një plan B, në rast se nuk realizohet dot transferimi i Julian Alvarez. Plani B i Barcelonës quhet Karl Etta Eyong, sulmuesi i ri i cili po shkëlqen këtë sezon në La Liga dhe ka një klauzolë lirimi 30 milionë euro, shifër e përballueshme nga klubi katalanas.
Për momentin, Barcelona po i mban të dyja opsionet të hapura. Nëse nuk sigurohet shuma financiare për Alvarez që duhet të jetë të paktën 120 milionë euro, atëherë Barcelona do hidhet në “sulm” për kamerunasin, Karl Etta Eyong. m.p.
