Last Updated on 01/02/2025 by adminfjala
Real Madridi pësoi një disfatë të hidhur mbrëmjen e sotme, teksa u mposht nga Espanyoli i Marash Kumbullës me rezultatin 1 me 0 në duelin e vlefshëm për javën e 22-të të La Ligës. Kjo fitore e vendasve shkon si “asist” për Atletico Madridin, në duelin e titullit kampion.
Golin e vetëm të sfidës e shënoi Carlos Romero në minutën e 85-të, teksa tashmë diferenca e pikëve mes Realit dhe Atleticos është vetëm 1.
Për sa i përket Marash Kumbullës, ai u aktivizua titullar gjatë gjithë takimit, duke bërë një paraqitje të kënaqshme. Në fundin e sfidës, mbrojtësi shqiptar u ndëshkua edhe me karton të verdhë.
Në duelin e radhës që do të zhvillohet më 8 shkurt, do të jetë pikërisht Reali dhe Atletico që do të përballen me njëri-tjetrin./ D.C