Last Updated on 06/02/2025 by adminfjala
Prej pak ditësh një objekt i ri ka hapur dyert shumë pranë Prokurorisë së Posaçme. E titulluar "Eurostar Center" në dy katet e para të saj, ka akomoduar edhe një biznesmen jo pak të njohur nga politika.
"WebLajm.com" sjell pamjet e shtetasit Erion Isufi, njëherazi biznesmen në fushën e PR dhe Komunikimeve.
Erion Isufi, i shoqëruar nga motra e tij Aurela Basha, futen brenda këtyre zyrave që ndodhen as 10 metra larg derës së SPAK-ut.
Isufi njihet edhe si kunati ish-kreut të opozitës, z.Lulzim Basha, ndërsa Aurela është bashkëshortja e z.Basha.
Momentalisht në hyrje të këtij objekti nuk ka një tabelë që tregon transferimin e bizneseve apo selisë së z.Isufi në godinën pranë SPAK-ut.
Ky objekt ku mendohet të ketë transferuar selinë Isufi është ndërtuar nga biznesmeni, ish-deputeti socialist Sadri Abazi./ S,M