“Wicked: For Good” po ia del me sukses në arkën e fitimeve.
Filmi i zhanrit musical ka grumbulluar 147 milionë dollarë në Amerikën e Veriut dhe 76 milionë dollarë në vendet e tjera duke arritur një total prej 223 milionë dollarësh.
Kjo shënon një shifër të lartë për kinematë të cilat që prej verës kanë hasur vështirësi. Njëkohësisht është fitore për Universal që guxoi ta ndante në dy pjesë, të cilat duhet të ktheheshin në filma të mëdhenj që të justifikonin bastin e shtrenjtë.
“Wicked” arriti në 758 milionë dollarë në arkën globale dhe ka të njëjtat pritshmëri për filmin e dytë.
Shikuesit duken të jenë fiksuar tashmë edhe me filmin e dytë, ndërsa qarkullojnë qindra kritika rreth filmit e video në internet që përpiqen të zbërthejnë çdo aspekt tijin.
Në javën e premierës, “Wicked: For Good” ka shënuar disa rekorde globale:
-Premiera më fitimprurëse për një përshtatje të një musical-i të Broadway – 164.2 milionë dollarë.
-Filmi i katërt më i mirë debutues për vitin 2025 pas “Lilo & Stitch” (341 milionë dollarë), “Jurassic Ëorld Rebirth” (322 milionë dollarë) dhe “A Minecraft Movie” (313 milionë dollarë).
-Filmi i pestë musical më fitimprurës pas “The Lion King” i vitit 2019 (433 milionë dollarë), “Moana 2” (389 milionë dollarë), “Frozen 2” (358.4 milionë dollarë) dhe “Beauty and the Beast” i vitit 2017 (357 milionë dollarë).
Në arenën ndërkombëtare është filmi më fitimprurës për një pjesë të Broadway pas “Wicked” (50 milionë dollarë)./ K.M
