Last Updated on 16/09/2025 by adminfjala
Teksa kryeministri Edi Rama, në Konferenca e 6 Ndërqeveritare, ka bërë batuta me ministren për Çështjet Evropiane e Danimarkës, Marie Bjerre, ku u shpreh se vikingët janë në anën e Shqipërisë lidhur me integrimin europian të vendit në BE, kjo e fundit u përgjigj.
Gjatë fjalës së saj, Marie Bjerre tha që Shqipëria nuk ka vetëm viktingët në krah, por edhe gjithë BE-në.
“E kemi bërë çeljen e 6 kapitujve, sepse kemi parë që keni ecur. Nuk keni vetëm vikingët nga ana juaj, por të gjithë ne.”, iu përgjigj Ramës, ministrja daneze./kb
