Bayern Munich ka vendosur sulmuesin e Arsenalit, Kai Havertz, në krye të listës së objektivave për merkaton e janarit pas dëmtimit të Harry Kane. Sulmuesi anglez pësoi një këputje ligamenti në kyçin e këmbës së majtë më 20 nëntor ndaj Koln dhe do të mungojë për disa muaj.
Sipas gazetarit Ekrem Konur, Arsenal nuk dëshiron ta lërë të lirë 27-vjeçarin në mes të sezonit dhe do të shqyrtonte negociatat vetëm për një ofertë prej 75 deri në 85 milionë eurosh. Havertz ka kontratë me klubin londinez deri në vitin 2028, ndërsa përvoja e tij e mëparshme në Bundesliga me Bayer Leverkusen vlerësohet si faktor pozitiv.
Në listën prej shtatë alternativash të klubit bavarez përfshihen gjithashtu Folarin Balogun, Igor Thiago, Ricardo Pepi dhe Nicolo Tresoldi.
Vendimi i Bayern Munich do të varet nga ecuria e rikuperimit të lojtarëve të dëmtuar, përfshirë Michael Olise, i cili pësoi vetëm një goditje në këmbë ndaj Koln.
Në rast se klubi vendos të lëvizë për Havertz, operacioni do të kushtëzohet nga gatishmëria e Arsenalit dhe mundësitë financiare të bavarezëve./mxh
