Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, hodhi sot akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama, se ka përdorur drejtuesen e SHISH-it, Vlora Hyseni, për të rrëzuar qeverinë e Kosovës.
Në një deklaratë gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së, Berisha u shpreh se Rama emëroi qëllimisht Hysenin, pavarësisht se nuk përmbushte kriteret, për të përdorur lidhjes e saj kundër qeverisë në Kosovë, por me implikime edhe në Maqedoni.
“Me tender sekret kjo ka përzgjedhur personat që do të siguronin rrjetin informatik të Shërbimit Informativ. Dhe këta persona janë persona të palicencuar. Dhe faktikisht që këtu fillon, puna nuk merret në dorëzim.
Pra këto janë vetëm disa nga të dhënat e para dhe unë i bëj thirrje punonjësve të ndershëm të atij shërbimi, i cili shikoni, po ua them këtu, pavarësisht se ka pasur në krye kriminelë si Fatos Klosin, kriminelë si Vlora Hysenin, por ai shërbim në partneritetet e tij me vendet partnere i ka bërë vendit, ka kontribute të veçanta në sigurinë kombëtare dhe ka luajtur rol shumë të rëndësishëm në operacione nga më të suksesshmet dhe më delikatet.
Dhe, unë ndjej keqardhje të thellë që sot ky shërbim, me një trashëgimi të pamohueshme, të çmuar në bashkëpunimin ndërkombëtar, por dhe në fushën e sigurisë bëhet objekt i një turpërimi botëror për shkak të Edi Ramës, që emëron një njeri jashtë të gjitha kritereve, e shkarkuar nga një qeveri dhe e emëron, dhe që e ka përdorur midis tjerash edhe për të rrëzuar qeverinë e Kosovës.
Kjo, me angazhim të madh, me të gjitha lidhjet e saj kundër qeverisë së Kosovës, por me implikime gjithashtu edhe në Maqedoni. Po, sepse lidhjet kjo i ka pasur të shumëllojta”,-tha Berisha./k.m
