Last Updated on 18/12/2025 by EL
Kur duhen edhe 3 ditë të mbahet protesta e lajmëruar e opozitës të hënën më 22 dhjetor, kryetari i PD, Sali Berisha, ka vendosur të largojë Ervin Salianjin nga posti i drejtuesit politik në Njësinë 6 në Tiranë.
Vendimi vjen në një moment të vështirë për opozitën, ndërsa strukturat janë në fazë mobilizimi për protestën e radhës kundër qeverisë.
Ervin Salianji ka qenë aktiv në këtë njësi, veçanërisht në zonën e Kombinatit, ku takimet e zhvilluara nga ai me strukturat dhe simpatizantët e PD-së janë karakterizuar nga pjesëmarrje e gjerë dhe një angazhim i dukshëm i të rinjve./E.T

