Last Updated on 30/09/2025 by adminfjala
Doktori Ilir Alimehmeti, një ndër figurat më të dashura për qytetarët brenda strukturave të Partisë Demokratike, është përfolur gjatë se do të jetë kandidati i të djathtëve në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës.
I ftuar së fundmi në emisionin “Real Story”, Alimehmeti ka bërë me dije se kandidatura i është ofruar edhe nga kryetari i partisë, Sali Berisha, mirëpo ndonëse nuk e ka refuzuar zyrtarisht, por nënvizoi se vizioni i tij është afatgjatë dhe se dëshiron një tjetër lloj gare, me rregulla.
“Jo se kam refuzuar po karakteristikat time janë për një lloj tjetër gare, me rregulla. Këshilli Bashkiak po të doje e sjell Bashkinë e Tiranës vërdallë, dhe unë jam në Këshilli Bashkiak ka dy vite dhe nuk është bërë asnjë. Këshillin Bashkiak e vendosën në funksion të vjedhjeve. Më është bërë kërkesë nga zoti Berisha për të kandiduar.
Nuk ka ndonjë sekret kjo pjese, se ne komunikojmë në mënyrë të vazhdueshme. Por pjesa që unë kërkoj ka karakteristika të tjera. Unë mund të jap një kontribut më të mirë. Unë shikoj 2029, partia duhet të jetë në marshe të tjera. Unë jam në një vizion komplet tjetër, kam paraqitur programin tim. Ilir si punëtori i kësaj fushe mund të kontribuoj në fushat e mia, kurse tani është hendek shumë i ngushtë”, tha Alimehmeti. m.p.
