Last Updated on 08/05/2026 by Monika
Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka mbërritur në selinë blu, ndërsa pritet që të niset drejt sheshit para Kryeministrisë, për tu bashkuar me protestuesit.
Berisha është pritur në oborrin e selisë së PD-së nga mbështetësit demokratë.
Ndërkohë në terren të angazhuar për mbarëvajtjen e protestës janë rreth 1500 forca policie. Gjithashtu qarkullimi në disa akse rrugore është bllokuar që para disa orësh./mxh
