Ish-deputeti demokrat, Dashnor Sula, në një intervistë për “Tirana Live” ka deklaruar se strategjitë dhe kauzat boshe të Sali Berishës kanë çuar në rrudhjen e strukturave të PD.
Dashnor Sula theksoi se shumë anëtarë të Partisë Demokratike kanë zgjedhur të largohen pasi janë lodhur nga premtimet e pambajtura të Sali Berishës.
Sipas tij, “hemorragjia” brenda selisë blu ka nisur që në vitin 2019, kohë kur opozita vendosi të djegë mandatet. Për Dashnor Sulën, Partia Demokratike shpëton vetëm nëse largohet Sali Berisha.
“Gjithçka nisi me djegien e mandateve, kauzë boshe e Sali Berishës. Shumë anëtarë të PD po largohen nga Partia Demokratike. Farsa e Berishës dështoi. Unë garën time të nivelit të qarkut, unë e fitova.
Partia është e Sali Berishës. Po të kishte mundësi, do të merrte dhe certifikatë pronësie. Në PD ka nisur hemorragjia. Zgjidhja është largimi i Sali Berishës dhe njerëzve të tij.
Po dole nga linja e Berishës je armik. Fitova primaret në Elbasan dhe më përzunë nga partia, nuk më futën as në lista të hapura dhe as në lista të mbyllura. Nuk njeh kundërshtar, as Lulzim Bashën nuk e konsideroi kundërshtar.”-tha Sula. m.p.
