Last Updated on 18/03/2026 by EL
Mungesa e opozitës në Kuvendin e Shqipërisë në një prej momenteve më delikate të politikës së jashtme, atë të miratimit të rezolutës për shpalljen e Iranit si shtet sponsor të terrorizmit, për deputetin socialist Ardit Bido përbën jo thjesht një akt politik, por një qëndrim që bie ndesh me interesat kombëtare të vendit.
Në një intervistë për “Tema”, Bido e lexon këtë mungesë si pjesë të një sjelljeje më të gjerë të opozitës, që sipas tij lë hapësirë për paqartësi dhe devijime në çështje që kërkojnë qartësi dhe përgjegjësi të lartë shtetërore. “Flirtimi i pakuptimtë i opozitës me forca që shkojnë kundër interesit tonë kombëtar është shqetësues. Opozita do të duhej të ishte më e pastër në raport me qëndrimet që i takojnë të mbajë për çështje që lidhen drejtpërdrejt me interesin kombëtar. Me rezolutën për Iranin nuk e treguan këtë”, shprehet ai.
Për Bidon, ky nuk është një rast i izoluar, por pjesë e një qasjeje që shpesh maskohet si debat politik, ndërsa në thelb, sipas tij, mbetet një retorikë e destinuar për konsum të brendshëm. Ai ndalet edhe te qëndrimet e disa zërave brenda opozitës, duke i cilësuar si populiste dhe të pabazuara. “Qëndrimi për një autoritarizëm të supozuar që nuk ekziston në Shqipëri dhe përdorimi i kësaj retorike për interesa të ditës është thjesht politikë e momentit, pa lidhje me realitetin”, thekson ai.
Megjithatë, deputeti socialist përpiqet të mbajë një vijë ndarëse mes bindjeve politike dhe parimeve personale. Për të justifikuar qëndrimet e tij të shpeshta dhe të forta në mbrotjen e klryeministrit në përballjene tij me drejtësinë për çështjen Balluku, Bido kthen në vëmëndje qëndrimine tij për momentin e arrestimit të Fredi Belereit një kundërshtar I tij. “E kam kundërshtuar dhe vijoj ta kundërshtoj, sepse jam me parimet. Ky është qëndrimi im, pavarësisht bindjeve politike që mund të kem për të”, nënvizon Bido, duke tentuar të projektojë një profil politik më të balancuar në raport me drejtësinë.
Ai flet për transformimin e retorikës së kryeministrit për qytetarët që abuzojnë me energjinë dhe rasteve të ministrave të akuzuar për shkelje në tendera, Bido nuk i shmanget, por e vendos theksin tek rëndësia e parimeve dhe funksionimit të institucioneve, duke lënë të kuptohet se drejtësia duhet të jetë e barabartë për të gjithë.
Në qendër të kritikës së tij qëndron edhe figura e Sali Berishës, për të cilin rendit tre arsye pse, sipas tij, nuk përfaqëson një alternativë politike. “E para, ka teza që në thelb janë antikombëtare, por që serviren si të pranueshme. E dyta, politika agresive që në fakt është më shumë shfaqje teatrale sesa debat real. Dhe e treta, është shkaktar I mungesës së një opozite që të jetë faktor stabiliteti dhe zhvillimi për shoqërinë”, argumenton Bido./et
