Nga Blendi Kajsiu
Mundësia e lirimit nga paraburgimi i kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj ka hapur një diskutim mes kritikëve dhe mbështetësvetë tij në media. Të parët shikojnë si skandaloze lirimin e tij nga burgu pa u dënuar, ndërsa të dytët shikojnë si skandal afatin e gjatë të paraburgimit pa u gjykuar.
Por përtej qëndrimeve të ndryshime të dyja palët bien dakord se pavarësisht lirimit apo vazhdimit në burg rasti Veliaj është një skandal juridik që nxjerr në pah dështimin e reformës në drejtësi.
Ajo që injoron ky debat është skandali politik që përfaqëson rasti Veliaj; vazhdimin e tij në një detyrë publike të cilën tashmë nuk mundet ta përmbushë në funksion të qytetit por vetëm në funksion të vetvetes.
Që në momentin që zoti Veliaj u mor si i pandehur dhe më pas u arrestua nga SPAK aftësia e tij për të përmbushur detyrën e kryetarit të bashkisë u eleminua pothuajse tërësisht. Ai e kishte krejt të pamundur ta kryente atë në kushtet e izolimit fizik, social dhe komunikativ.
Që në këtë moment një standarti politik minimal diktonte dorëheqjen e tij nga detyra në funksion të interesit të Tiranës dhe qytetarëve të saj. Aq më tepër kur administrata e tij ishte goditur tashmë shumë fort edhe nga skandali 5D i drejtorëve të korruptuar. Në këto kushte zoti Veliaj duhet të kish dhënë dorëheqjen.
E kundërta ndodhi. Ai vendosi ta mbante peng bashkinë më të madhe në vend dhe të përdorte pushtetint e postit publik për tu mbrojtur juridikisht dhe politikisht. Kështu interesi publik i qytetit iu nënshtrua interesit personal të kryetarit.
Të kuptohemi nuk po vë në dyshim të drejtën e zotit Veliaj të mbrohet. As të drejtën e tij themelore që të prezumohet i pafajëshëm. Madje uroj që gjykatat ta shpallë të tillë sa më shpejt.
As nuk po justifikoj paraburgimin e gjatë në të cilin e ka vendosur sistemi i drejtësisë, apo padrejtësitë që mund ti jenë bërë aty.
Nuk vihet në diskutim se të drejtat dhe liritë themelore të zotit Veliaj duhen respektuar dhe mbrojtur. Ama ndër to nuk përfshihet përdorimi i pushtetit publik në funksion të interesit dhe betejave private.
Natyrisht vendosja e interest personal mbi interesin publik në këtë rast nuk përbën shkelje ligjore, por është një shkelje e qartë etike. Është një tjetër shembull si si politikanët tanë, të rinj apo të vjetër, e shikojnë dhe përdorin pushtetitn si mburojë personale dhe jo si instrument i të mirës publike.
Në këtë aspekt rasti Veliaj është identik me rastet Berisha dhe Rama. Berisha e degradoi PD-në politikisht thjesht për ta përdorur si instrument të përballjes së tij me SPAK-un. Rama e keqpërdori në të njëtën mënyrë PS-në dhe Parlamentin për të mbrojtur Ballukun.
Në të gjitha këto raste institucionet publike që duhet të ishin në funksion të interesit të përgjithëshëm përdoren si mburoja personale. Dikush mbrohet me opozitën politike, dikush me PS-në dhe Parlamentin dhe dikush me Bashkinë.
Ky është thelbi i skanadalit politik në rastin Veliaj. Është e njëjta mënyrë e bërjes politikë në funksion të pushtetit personal që ka nxjerrë në rrugë me mijëra protestues të cilët kërkojnë një tjetër standart politik.
E megjithatë në mediat tona debati aktual mbi lirimin e zotiti Veliaj e injoron tërësisht sakrifikimin e interesit publik në altarin e interesit privat. Të gjithë merren me dështimin e reformës së drejtësisë për të vendosur një standart politik që vetë ata e kanë harruar./Lapsi.al
